E RËNDË/ Nëna vret dy vajzat, 11 dhe 3 vjeçare

Një mama në itali ka vrarë dy vajzat e saj të mitura.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Verona në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe vajzat e mbetura pa jetë janë përkatësisht nga 11 vjeç dhe 3 vjeç.

Sipas mediave italiane, gruaja që kreu veprimin e rëndë është me origjinë nga Sri Lanka jetonte bashkë me vajzat e mitura.

Ndër të tjera në mediat raportohet se nëna menjëherë pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë trupat e pajetë të vajzave janë gjetur nga një tjetër banor i qendrës në komunitetit arsimor  “Mamma Bambino”, ku ka dhënë dhe njoftimin për ngjarjen.

Qendra, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio. Hetimet po kryhen nga ekipi i Komisariatit të Policisë në Verona.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë./albeu.com/