E rëndë, nëna mbyt vajzën 4-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Anxhelos, ku policia gjeti pa shenja jete një vajzë 4- vjeçare, me nënën e saj të akuzuar për vrasjen e saj.

Oficerët morën një telefonatë në lidhje me vrasjen e një fëmije në Los Anxhelos të enjten mbrëma, dhe menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, ku gjetën 4-vjeçaren pa ndjenja në një makinë.

Maria Avalos, 38-vjeç, e cila është nëna e fëmijës, është arrestuar menjëherë.

Raporti i autopsisë i ekspertit mjekësor të qarkut të Los Anxhelosit, i publikuar të shtunën, vendosi se vdekja e fëmijës ishte një vrasje.

Në raportin e mjekësisë ligjore thuhet se vdekja e 4-vjeçares, është shkaktuar nga “mbytja”.


Shtuar 29.01.2024 10:07