E rëndë në Vlorë, 50-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Vlora është zgjuar me një lajm të rëndë mëngjesin e kësaj të hëne. Rreth orës 06:30 në lagjen “Osman Haxhiu” është vetëhedhur nga lartësia e pallatit një person rreth 50-vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.07.2021, rreth orës 06:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati, një shtetas ende i pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit./albeu.com

 

 


Shtuar 26.07.2021 08:14