Në orët e para të mëngjesit, një krim i rëndë ka ndodhur në azilin e të moshuarve në kryeqytet, ku një 78-vjeçar ka goditur disa herë me bastun pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Zyhdi Shehi., 78-vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin Virxhil vesho, 82-vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë.