Një 35-vjeçar është gjetur i vetëvarur në pemë nga kalimtarët në rrugën Dajti.
Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale D.Z, i cili vuante nga depresioni.
“Blutë” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.08.2022, në rrugën e Dajtit, është gjetur nga kalimtarët, i vetëvarur në një pemë, shtetasi D. Z., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni./albeu.com