E rëndë në Tiranë, e moshuara hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë.

Në rrugën “Shyqyri Ishmi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja S. D., 85 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 22.12.2021 07:09