Në 24 orët e fundit në Tiranë janë vënë në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Të arrestuarit nga 24 vjec deri në 64 vjeç, janë prangosur për vepra penale si posedim droge, shkelje e masave të COVID-19, drejtimin automjeti në gjendje të dehur dhe ngacmim seksual.
Të lidhura
None found
Një shtetas është denoncuar për vepra të turpshme me të mitur, ku dyshohet se shtetasi I. Sh., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.
“Më datë 02.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. Sh., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij…”- njofton policia e Shtetit.
Njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit:
Tiranë
Bien në prangat e policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
K., 38 vjeç, pasi në rrugën “Frosina Plaku”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shigjetat”, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis ;
A., 24 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, nga kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 36 vjeç, pasi në lokalin që ka në administrim, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik sepse është konstatuar duke kryer aktivitet pas orarit të përcaktuar nga organet kompetente.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. M., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Më datë 02.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. Sh., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
