E rëndë në Shkodër, i moshuari vetëmbytet në lumin Buna

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkdër. Një 75-vjeçar është vetëmbytur në lumen Buna.

Polumbarët e RENEA kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, salla operative e Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, se dyshohet që ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet. Janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi.


Shtuar 15.08.2023 11:29