E rëndë në Shkodër, 35-vjeçari vetëvaret në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Policia bën me dije se një 35-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij i varur në banesë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër,  në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë  dyshohet i vetëvarur  shtetasi Gj. L. 35 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po  vijon punën për  zbardhjen  rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 7.12.2021 10:06