Makina përplaset me motorin në Kavajë, humb jetën 66-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kavajë. Në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. G., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 7.12.2021 10:09