Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Policia bën me dije se një 35-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij i varur në banesë.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë dyshohet i vetëvarur shtetasi Gj. L. 35 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.