E rëndë në Pogradec/ Një person gjendet pa shenja jete në banesë, dyshimet e para

Këtë të enjte, rreth orës 11:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. T., i moshës 60-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, në trupin tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se ky shtetas, ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi A. T., rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


Shtuar 29.08.2024 12:52