Këtë të hënë, policia e Lushnjes ka njoftuar se rreth orës 05:00, në fshatin Kosovë e Vogël, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete.
Sipas informacioneve policore, në një ullishte, shtetasi R. S., rreth 68-vjeç është gjetur pa shenja jete.
Policia e Lushnjes njofton se: “Më datë 20.05.2024, rreth orës 05:00, në fshatin Kosovë e Vogël, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte, shtetasi R. S., rreth 68-vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”.