Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:50, një 47-vjeçare në Prizren, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit të një ndërtese nga kati i dytë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se viktima fillimisht është dërguar në Urgjencë, por nuk ka arritur t’i bëjë ballë lëndimeve të marra.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:50, kur viktima e ka tentuar të përdorë ashensorin ashensorin dhe pas hapjes së derës, ka rënë në hapësirën e ashensorit.
“Ju informojmë se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informatë për një person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencën Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidenti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësirën e liftit nga kati i dytë dhe për pasojë viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjencës është konstatuar vdekja e personit H. V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren”, ka thënë Bytyqi.
Policia po heton rastin dhe veprimet e mëtejshme, do të ndërmerren sipas udhëzimeve të prokurorit.