Në orët e para të mëngjesit të sotëm (01:30), ka ndodhur një vetaksident trafiku në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.
Një veturë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një xhamie.
Të lidhura
None found

Policia ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Pamje nga vendi i ngjarjes kanë publikuar mediat lokale./Gazeta Express/
