Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku një 61 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Policia bën me dije se i ndaluari është shtetasi me iniciale J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, mosha e së cilës nuk bëhet e ditur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.