Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një punëtor shqiptar, 44 vjeç, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka qenë duke punuar në pyjet e Pescolancianos një ditë më parë dhe po priste një pemë, në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Ai është gjetur i pajetë në zonën pyjore nga kolegët e tij, por ende nuk dihet saktësisht se çfarë mund t’i ketë ndodhur.
Ndërkohë nga autoritetet po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/