E rëndë në Himarë, skafi godet për vdekje një 5-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot Himarë. Në plazhin Potam, një mjet lundrues ka përplasur një fëmijë të mitur, 5 vjeç, i cili ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kjo nuk është hera e parë gjatë kësaj periudhe që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese. Para pak ditsh në Jalë u aksidentua rëndë një çift dhe disa ditë më vonë, një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut./albeu.com

Shtuar 2.08.2022 14:16