E rëndë në Greqi, i moshuari vret bashkëfshatarin me armë gjuetie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku një 40-vjeçar është vrarë nga bashkëfshatari i tij me armë gjuetie.

Protothema.gr shkruan se autori është një i moshuar 80 vjeç dhe se krimi ka ndodhur për një mosmarrëveshje në lidhje me pronat që dy bashkëfshatarët kishin me njëri-tjetrin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Agia Triadha në Ilia. Viktima ishte baba ii tre fëmijëve, ndërsa banorët e fshatit shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë./albeu.com/


Shtuar 20.06.2023 13:13