E rëndë në Fier/ Burri rrëmben 27-vjeçaren dhe tenton ta përdhunojë, dhunon dhe nënën e tij që ndërhyri të shpëtojë vajzën

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos të Fierit, ku një 38-vjeçar, ka rrëmbyer dhe ka dërguar në banesën e tij një 27-vjeçare, të cilën ka tentuar ta përdhunojë.

Sipas policisë, ai ka dhunuar edhe nënën e tij, pasi kjo e fundit ka tentuar që të shpëtojë vajzën dhe ta largojë nga banesa.

Të lidhura

None found

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. D., 38 -vjeç, banues në Grizë, Patos.

Njoftimi:

“Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentative”,  njofton policia.


Shtuar më 23.12.2023 12:16

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişbahsegelkahraman haber