Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se 57-vjeçarja është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.