E rëndë në Durrës, 91-vjeçari godet me sende të forta në kokë dhëndrin e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij.

Pas konfliktit të dy kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.

Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Shtuar 13.03.2026 20:10