E rëndë në Devoll/ 32-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë, për çfarë dyshohet

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll, ku sipas informacioneve, një 32-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Devoll/Më datë 18.03.2025, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, në fshatin Vranisht, shtetasi P. B., 32 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 19.03.2025 11:11