E rëndë në Burrel/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zenisht të Matit, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e djegies nga flakët.

Mësohet se i moshuari i vuri zjarrin tokës, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe ai u dogj edhe vetë.

Ndonëse 75-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit dhe më pas në Tiranë, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.


Shtuar 23.07.2024 11:19