Pak para ndërrimit të vitit, një ngjarje e rëndë ndodhi në SHBA, ku 4 anëtarët e familjes Morgan, u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown, në periferi të New York City.
Policia e ClarkstoWn, raportoi të shtunën se banori i New City që ishte rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville Sgt i Policisë Bronxville Watson Morgan, 49-vjeç, me sa duket eliminoi gruan e tij, Ornela Morgan (Ornela Rori) 43 vjeçe me origjinë nga Korça, dhe djemtë Liam 10-vjeç dhe Gabriel 12-vjeç.
Policia beson se më pas ai eliminoi veten.
Katër trupat u zbuluan nga policia e New Yorkut, pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.
“Z. Watson Morgan ishte i punësuar si rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville (NY). Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri. Në vendngjarje u gjet një pistoletë. Ky hetim është një incident i izoluar dhe publiku nuk është në rrezik”, bën të ditur policia në një deklaratë.
Watson, 49-vjeç, filloi karrierën e tij me Departamentin e Policisë së Nju Jorkut në vitin 2000 përpara se të bashkohej me forcën në Bronxville 7 vjet më vonë.
Ai u gradua në rreshter në vitin 2016.
Sipas mediave amerikane që i referohen një zyrtari të shkollës, të dy djemtë ishin aktivë në Boy Scouts dhe në sportet e të rinjve, studentë të pëlqyer dhe të mirë.
Ai tha se familja kishte qenë shumë e përfshirë në shkollë dhe aktivitete në komunitet.
Liam ishte në klasën e pestë në Laurel Plains Elementary në New City; Gabe ishte një nxënës i klasës së shtatë në shkollën e mesme Felix Festa në Ëest Nyack.
Ornela Morgan, ishte një mësuese e shkollës së mesme në Bronx.
Departamenti i Policisë Clarkstown – Byroja e Detektivëve, njofton se do të vazhdojë të hetojë dhe kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë incident i kërkohet t’ia japë atë policisë.