Atleti 25-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Greqi, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Denis Gjura humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të Patras.
25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen në Patra.
Përplasja ka qenë e fortë dhe atleti shqiptar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediet greke.
Denis Gjura ishte atlet i Esperos Patras dhe kishte fituar disa çmime siç ishte fitorja në “Run Greece of Patras”./albeu.com/