FOTO/ Sporti grek në zi, kush është atleti shqiptar që u vra në aksident rrugor në Patra

Sporti grek po vajton ndarjen e papritur nga jeta të atletit me origjinë shqiptare, Denis Gjura.

25-vjeçari shqiptar humbi jetën mbrëmjen e djeshme, për shkak të një aksidenti rrugor, kur makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen.

Sipas informacioneve të para, atleti 25-vjeçar humbi kontrollin e mjetit në rrethana ende të paqarta.

Kush është Denis Gjura

Atleti me origjinë shqiptare ishte pjesë e ekipit të Patras “Espreso Patrs” që prej viti 2004. Denisi e dashuronte sportin. Ai është aktivizuar në sport dhe gara me vrap që në vogëli.

Ai shkruante në llogarinë e tij në Facebook: “Me armë në këmbë dhe etje për sukses që nuk i mbaron kurrë plumbi…”.

Sakaq të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese për ndarjen nga jeta të Denisit në rrjetet sociale. Miq dhe të afërm janë shprehur të pikëlluar nga vdekja e 25-vjeçarit.

“U prehsh në paqe kampioni im!”, shkruan një mik i Denisit në Facebook./Albeu.com/