E rëndë, humoristi sulmohet në skenë gjatë interpretimit live (VIDEO)

Shfaqja e një humoristi stand up mori një kthesë të papritur të hënën mbrëma në Madrid, pasi u sulmua ashpër nga një burrë teksa ishte në skenë. Në videon që qarkullon në internet, muzikanti Alberto Pugilato , i njohur në Spanjë për pjesëmarrjen e tij në lëvizjet e ekstremit të djathtë, i vërsulet aktorit të humorit Jaime Caravaca dhe e godet me grusht në kokë.

Sipas New York Post , shkak i sulmit ishte një “shaka s*ksuale” që aktori i humorit kishte bërë më herët në rrjetet sociale , dhe më konkretisht nën një postim të Pugilato në “X” për djalin e tij tre muajsh.


Muzikanti kishte postuar një foto të foshnjës me mbishkrimin “krenaria ime”, nën të cilën aktori i humorit komentoi se “askush nuk mund të përjashtojë mundësinë që ai të bëhet g*y dhe kur të rritet do të lodhet duke lëpirë…”.

Muzikanti ka reaguar menjëherë me inat. “Ju siguroj se do të kërkoni falje për atë që thatë për djalin tim 3 muajsh dhe do të zbuloni se jeta e vërtetë nuk është Twitter”, iu përgjigj ai aktorit në internet, përpara se të dilte në skenën ku performonte dhe ta bënte realitet kërcënimin e tij.

Në videon e filmuar në klubin ku Caravaca po performonte mbrëmjen e së hënës, Puzzilato shihet duke goditur aktorin e humorit, duke i kërkuar të përsërisë atë që ka shkruar për djalin e tij të vogël dhe duke i shpjeguar publikut arsyen pse shpërtheu. Caravaca ka komentuar më pas përmes “X” sulmin që ka marrë, duke treguar se ka marrë edhe kërcënime për jetën.

“Synimi im për të bërë shaka rezultoi në një koment fatkeq dhe krejtësisht të papërshtatshëm nga ana ime. I kërkoj falje kujtdo që u ofendua. Le të lëmë dhunën pas dhe të krijojmë një botë të mirë që njerëzit të rriten të lirë”, ka shkruar Caravaca.

Puzzilato, të cilit nuk i është thënë nëse do të ndiqet penalisht për veprimet e tij në klub, u përgjigj shpejt duke thënë se pranoi faljen e aktorit të humorit.

“Unë mbroj lirinë e shprehjes si dhe të drejtën time për t’u përgjigjur në përputhje me rrethanat. Unë nuk dua dëmin tuaj dhe shpresoj që ajo që ndodhi t’i bëjë të tjerët të kuptojnë se fëmijët janë të shenjtë”, shkroi ai në Twitter.


Shtuar 5.06.2024 09:26