E RËNDË/ Gruaja humb jetën në landfillin  e Bushatit, e zunë makineritë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Shkodës, ku një 60-vjeçare ka humbur jetën teksa po punonte në landfillin e qytetit.

Mësohet se viktima është një 61-vjeçare e identifikuar si Katrine Binaku, e cila është zënë nga makineritë teksa po kryente diferencimin e mbetjeve urbane.

Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa priten më shumë detaje në vijim.


Shtuar 25.03.2021 12:25