“Auuu”, pamje nga momenti i shpërthimit të pallatit në Tiranë që terrorizoi qytetarët (VIDEO)

Disa orë më parë është shembur një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet i cili ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët.

Në pamjet e publikuara nga “JOQ” kuptohet tmerri që kanë kaluar familjarët, teksa në shtëpi kanë qenë dhe të vegjlit.

Sipas tyre,  Policia e Shtetit dhe Ushtria nuk i kishin lajmëruar për këtë gjë. Raportohet se fillimisht i kishin vënë tritol ndërtesës së piketuar për t’u shembur, por ajo nuk ishte rrëzuar me herën e parë. Ndërkohë nga shpërthimi i fortë pasojat janë ndjerë deri në banesat përreth, pasi janë dëmtuar muret dhe janë thyer xhamat e shtëpive si dhe është përhapur panik dhe frikë te banorët.

Në video dëgjohen britmat e fëmijës menjëherë pas shpërthimit dhe e ëma që përpiqet ta qetësojë.

 


Shtuar 25.03.2021 12:29