E rëndë, bashkëshorti i eurodeputetes gjendet i vdekur në makinë, letra që la për gruan e tij

Pasditen e djeshme rreth orës 15:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate në Itali Francesca Donato, është gjetur pa shenja jete brenda makinës së tij.

Ai u gjet në brendësi të një makine “Range Rover”, e cila ishte parkuar pranë një kazerme të braktisur në Palermo të Italisë.

Angelo Onorato, me profesion arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh, ishte një nga afaristët më të njohur në zonë.

Biznesmeni është gjetur me një shirit plastik në qafë të shtrënguar fort, i cili e ka mbytur dhe këmisha me njolla gjaku.

Alarmi është dhënë pasditen e djeshme rreth orës 15:00 nga bashkëshortja e tij e cila me të bijën kishin arritur të gjenin pozicionin e makinës me anë të GPS.

Mediat italiane raportojnë se janë ngritur dy pista hetimi; ajo e vrasjes dhe ajo e vetëvrasjes.

Por, ky mister pritet të përcaktohet pasi kryerjes së autopisë. Avokati i sipërmarrësit ka dorëzuar në polici një letër, në të cilën 55-vjeçari kishte lënë disa kohë më parë.

“Angelo më tha: Nëse ndodh diçka, dërgoja këtë letër gruas sime”, raportojnë mediat fqinje.

Bashkëshortja e tij i ka treguar policisë, se kohët e fundit ndihej krejtësisht i dëshpëruar.

Ndërkohë një mik në dëshminë e tij, ka deklaruar se sipërmarrësi kishte shumë borxhe.