E pushuan nga puna? Dajana Shabani rikthehet dhe rrëfen të vërtetën e largimit nga televizioni

Para disa kohësh, moderatorja Dajana Shabani u largua nga emisioni i mëngjesit në “Ora News”, së bashku me kolegët e saj, Besmir Metanin dhe Zogun e Tiranës.

Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në ”Why Not”, ku ka shpjeguar arsyen e vërtetë të largimit të saj nga televizioni.

Të gjithë kanë shumë mall dhe nostalgji për ty. Duan të dinë ç’bëhet me ty, çfarë po bën në jetë këto kohë?

Dajana Shabani: “Që në shkëputjen e emisionit të mëngjesit kam qenë në marrëdhënie punë gjithë kohës, domethënë shkëputja ndodhi se doja të ikja jashtë Shqipërie. Pra, sqarim: nuk më është mbyllur emisioni, askush nuk më ka pushuar nga puna. Unë doja të ikja për një jetë më të mirë dhe këto klishetë tona gjithmonë. Jam në marrëdhënie pune në një institucion shtetëror që kur jam larguar nga Ora.”

Gjithashtu ajo sqaroi marrëdhënien që ka me ish-bashkëshortin.

Roza: “Do na thuash ndonjë gjë për dashurinë?“

Dajana: “Nuk e di pse gjithmonë dashuritë i kam treguar këtu te Roza.”

Roza: “A je e dashuruar, a s’je e dashuruar?”

Dajana: “Kam rënë në dashuri dhe një herë tjetër me ish-bashkëshortin. Ne po flisnim shumë seriozisht që në qoftë se…Se kuptoj pse më ndodhin gjithë fatkeqësitë kur flas për ish-burrin. Ne po diskutonim, sepse kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe kam qeshur nj herë sepse një portal shkruante :”Dajana ul armët, ka marrëdhënie të mirë më bashkëshortin.”

Unë s’i kam pasur asnjëherë armët ngritur, nuk e di kujt ia kam marrë burrin nga këto gocat që shkruajnë në portal, që kanë kaq urrejtje për mua nuk e kam kuptuar kurrë.

Nejse, dhe po flisnim që vajza ime do rritet vetëm pa motër dhe pa vëlla. I thashë kam një mendim brilant.

“Fol,” tha se ke ide brilante si bionde që je.

I thashë hajde bëjmë një fëmijë tjetër dhe mund të divorcohemi lirshëm prapë.

Përtej të gjithë batutave, unë jam rikthyer në bazë sepse bëra njëherë sikur jam e dashuruar, në fakt më doli huq se nuk isha dhe bëra kot dhe s’kisha çfarë të bëja”, tha Dajana.

 


Shtuar 29.03.2021 16:12