E plagosi Talo Çela, Fania i Beratit tenton bllokimin e ekstradimit nga Anglia: Duan të më ekzekutojnë përsëri…

Personazhi i njohur i botës së krimit në Berat, i njohur si “Fania”, po tenton të bllokojë ekstradimin nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik nga një atentat i dytë i mundshëm i organizuar nga Talo Çela.

Bëhet fjalë për Irfan Azizin, i cili u paraqit në gjykatë , ku kundërshtoi ekstradimin, duke deklaruar se nëse kthehet në Shqipëri do të vritet.

Të lidhura

None found

Sipas dëshmisë së tij, në vitin 2020 ai i shpëtoi për pak një atentati, ku u qëllua rreth 30 herë me armë automatike. “Një plumb më shkatërroi dorën në 13 vende”, deklaroi ai para gjykatës britanike.

Azizi pretendon se grupi kriminal që organizoi sulmin ka lidhje të forta dhe është i aftë të kryejë vrasje edhe për figura të larta, ndërsa shton se nuk ka marrë asnjë paralajmërim sepse “ata nuk paralajmërojnë, por veprojnë”.

 

 

Autoritetet shqiptare e kërkojnë për të vuajtur një dënim me një vit burg, ndërsa ai është dënuar edhe në Britani për përdorim dokumentesh të falsifikuara.

 

 

Gjatë seancës, ai bëri edhe deklarata të forta, duke pranuar se kishte paguar për të mbyllur çështje gjyqësore në Shqipëri, ndërsa këmbënguli se nuk dëshiron të kthehet për shkak të rrezikut për jetën e tij dhe familjes.

 

 

Nga ana tjetër, prokuroria britanike vuri në dyshim pretendimet e tij, duke theksuar se gjatë pesë viteve në Angli nuk ka pasur asnjë kërcënim konkret ndaj tij apo familjes.

Seanca për ekstradimin vijon, ndërsa vendimi pritet të përcaktojë nëse “Fania” do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë apo do të mbetet në Britani nën statusin e azilkërkuesit.


Shtuar 21.04.2026 10:25