Ky është momenti kur vrasësi i Carolinës përqafohet me nënën e saj për tu marrë nga policia me pretekstin se do të dëshmonte lidhur me ngjarjen.
Për të mos e trembur, policia e lejoi gjithashtu që sot te merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore 40 ditore të organizuar nga familja për Caroline.
Përpara se të largohej sot piloti 32-vjeçar i ka thënë vjehrrës së tij duke e informuar për zhvillimet e fundit se do të identifikojë një të dyshuar.
Pas orëve të gjata marrje në pyetje, Babis Anagnostopulos pranoi para hetuesve se e kishte kryer ai krimin dhe më pas sajoi grabitjen.
Piloti 32-vjeçar ka rrëfyer se e mbyti me duart e tij gruan pasi kjo e fundit i kishte thënë se do të largohej nga shtëpia bashkë me vajzën dhe do të ndahej prej tij.