E përjashtuan nga BESA, reagon për herë të parë Kastriot Rexhepi (FOTO LAJM)

Deputeti Kastriot Rexhepi ka reaguar menjëherë pasi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami e përjashtoi nga çdo pozicion në parti.

Kasami: Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkroi Kasami në Facebook.

Pas këtij vendimi të Kasamit, Kastriot Rexhepi u aktivizua në Facebook duke nxjerrë në profilin e tij personal flamurin amerikan, me mbishkrimin “Zoti e bekoftë Amerikën!” /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 12.11.2021 18:50