E pazakontë në Kanada, vjen në jetë foshnja që peshon 8 kilogramë

Një foshnjë e lindur pak ditë më parë në Kanada kishte një ndryshim të rëndësishëm nga të porsalindurit e tjerë: ishte pothuajse dyfishi i mesatares. Djali i vogël i Britteney Ayres, fëmija i pestë i familjes me emrin Sonny, në ditën e parë të jetës së tij ishte 55 cm i gjatë dhe peshonte afër 8 kg. Jo çuditërisht, ai ka lindur me prerje cezariane. Ai theu kështu rekordin e 13 viteve të fundit në maternitetin në Ontario, ku erdhi në botën e jashtme.

Familja ka tre djem, 6, 5 dhe 3 vjeç, dhe një vajzë, 1 vjeç, të cilët gjithashtu kanë lindur të mëdhenj (djali dhe vajza më e vogël, gati 7 kilogramë), megjithëse jo aq sa vëllai i tyre.

Gjinekologu i familjes, Dr. Asa Ahimbisibwe, u tha gazetarëve se ata prisnin që Sonny të lindte i madh, “por jo aq i madh. Kur e vendosëm në peshore ishim të sigurt”, tha doktori, duke shtuar se kur e panë peshën e tij, mjekët dhe mamitë filluan të brohoritnin.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pesha mesatare e një djali të porsalindur është rreth 3.5 paund, ndërsa foshnjat më të mëdha zakonisht nuk i kalojnë 4.5 kg. Sipas Librit të Rekordeve Guinness, në vitin 1879 lindi foshnja më e rëndë në histori, me peshë 11 kilogramë, por ai vdiq 11 orë pas lindjes.


Shtuar 11.11.2023 09:55