Një sherr ka plasur midis dy reperave të njohur shqiptarë.
Bëhet fjalë për Noizy dhe një ish reperi të The Bloody Alboz (TBA), Cllevio (sa ishte në TBA nofkën ai e kishte Hudra), pasi që këta të dy kishin pasur një duel verbal para disa ditëve, madje kishin shkëmbyer edhe mesazhe.
Pas këtij mesazhi Noizy ka postuar një videon në rrjetin social TikTok, por që më vonë pas pak minutash e ka shlyere atë.
Por, albeu.com ka arritur që ta sigurojë këtë video dhe në të shihet Noizy i cili niset në drejtim të Cllevio duke e goditur atë me grusht dhe rrëzuar.
Ndërkohë para një jave Cllevio kishte postuar një mesazh të Noizyt kur ai i tërhiqte vërejtjen se nuk është duke bërë mirë që është duke e sharë./albeu.com