E para shqiptare që ka fituar “The Voice of Italy”, Ehhaida Dani e pranishme në takimin e Ramës në Milano: Fitova me mbështetjen e shqiptarëve

Kreu i qeverisë po zhvillon sot, 26 maj, takimin e tij me shqiptarët e Milanos.

Takimi, i cili po zhvillohet në në pallatin e sportit në Busto Arsizio një lokalitet afër Milanos është konceptuar mes koncertit dhe fjalimeve.

Shumë këngëtarë të njohur mes tyre Elhaida Dani, Alban Skënderaj, Noizy, Artjola Toska dhe Elvana Gjata performuan hitet e tyre.

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, e cila është shqiptarja e parë që ka fituar “The Voice’ bëri thirrje për solidaritet mes shqiptarëve.

“10 vite më parë erdha këtu e vogël me shumë ëndrra. Nisa një rrugëtim që nuk e di se ku më çonte. Fitova ‘The Voice” falë mbështetjes që më dhatë. Uroj që shqiptarë gjithmonë të mbështesin njëri tjetrin. E di çdo të thotë të jesh shqiptar me këmbë jashtë e me zemër në atdhe’ tha ajo./albeu.com


Shtuar 26.05.2024 12:51