Pas Bekim Balajt edhe Odise Roshi ka vendosur t’i japë lamtumirën kombëtares. 33-vjeçari fierak, i cili aktualisht luan me Erzurumsporin në kategorinë e dytë turke, ku ka zhvilluar gjithsej 70 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar 5 gola.
“71 ndeshje të luajtura, e para ndaj Francës dhe e fundit ndaj Italisë!
“Raketa” Odise Roshi, autor i shumë asisteve dhe i 5 golave, ka marrë vendimin të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Federata e Futbollit shpreh mirënjohjen për kontributin që Roshi ka dhënë me fanellën kuqezi, duke qenë pjesë e skuadrës historike që u kualifikua dhe luajti në Euro 2016! Faleminderit Odise”, shkruan FSHF.
Për të dy këta lojtarë do të ketë një ceremoni përmbyllëse të karrierës në ndeshjen e radhës më 16 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku Shqipëria do të luaj përballë Republikës Çeke, ndeshja e parafundit e grupit në kuadër të Ligës së Kombeve.