Korçë/ 19-vjeçarja franceze lind foshnjën e saj në ambulancë

Një lindje e parakohshme ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Mësohet se një 19-vjeçare franceze ka kërkuar ndihmë mjekësore në muajn e shtatë të shtazënisë.

Në momentin kur ambulanca ka marrë të renë për ta transportuar drejt maternitetit, ajo e ka sjellë foshnjën në jetë brenda ambulancës.

Mësohet se foshnja është dërguar drejt Tiranës për shkak të lindjes të parakohshme, megjithatë nga informacionet thuhet se nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.


Shtuar 14.07.2024 18:23