E ftuar në një emision televiziv, ish-banorja e BB Neda Balluku, njëkohësisht kunata e ministres Belinda Ballukut ka folur për situatën e krijuar në Big Brother.
Ajo ka qenë pjesë e këtij formati shumë vite më parë së bashku me vëllain e ministres, Ogren Ballukun dhe që prej asaj kohe, lidhjen e tyre në shtëpi e vazhduan edhe jashtë ndërsa sot janë të martuar e prindër të dy fëmijëve.
Duket se kunata e ministres ka rezerva për bashkëshortin e saj Ogren Ballukun.
“Ku ta gjejmë dikë që të na ndihmojë në shtëpi, se ngelëm duke i bërë të gjitha vetë”, tha Neda ndër të tjera.
Mesa duket edhe çiftet që krijohen në ekranet televizive kanë jetëgjatësi dhe mund të vijojnë bashkëjetesën mes tyre./albeu.com/