Gjithë vëmendja e futbollit këto ditë është kthyer nga Superliga Europiane.
Një kompeticion i ri ky që ka bërë bashkë klubet më të mëdha në Kontinentin e Vjetër, të cilat kërkojnë të shtojnë edhe më tepër të ardhurat në llogaritë bankare.
Megjithatë një kundërshtim i ashpër ka ardhur nga vetë UEFA, duke krijuar një situatë kaotike që ende nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare.
Por nëse për shumë persona krijimi i kësaj Supergile erdhi si një surprizë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Arsen Vengerin. Më shumë se një dekadë më parë. trajneri francez do të parashikonte një kompeticion të tillë. Tanimë kjo “profeci” e tij por bëhet një realitet.
“Unë shoh më shumë një ligë evropiane që zhvillohet me kalimin e kohës sesa një ekip që shkon jashtë vendit. Ligat kombëtare do të mbijetojnë, por mbase për 10 vjet ju do të keni një ligë evropiane. Nuk jam i sigurt 100% që kam të drejtë, por ndjej që brenda lojës sonë ka disa zëra që dalin prapa skenave për të bërë diçka për këtë, veçanërisht nëse rregullat bëhen shumë kufizuese për këto klube. Unë personalisht jam për meritën sportive”, ishin fjalët e Arsen Venger në vitin 2009.