“E mbuluar në tym”, si duket Vlora pas zjarreve masive (FOTO LAJM)

Vlora është një nga qarqet me situatën më të rëndë nga zjarret në vend.

Aktualisht janë aktive shumë vatra, ndërsa së fundmi situata paraqitet tepër serioze në fshatin Gjorm ku janë djegur disa banesa dhe zjarri ka shkrumbuar sipërfaqe të tëra toke.

Ndërkohë në Karaburun që prej paraditës është ndërprerë aksioni nga ajri, për shkak të erës së fortë në zonë.

Edhe një vatër tjetër është shënuar në hyrje të Vlorës, në afërsi të ish-depove të naftës, ndërsa po punohet për shuarjen e zjarreve.

LSA ka sjellë pamje nga lart të Vlorës, ku i gjithë qyteti bregdetar është mbuluar nga tymi. Kjo është një pamje e trishtë për Vlorës, sidomos tani në pikun e sezonit turistik./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 15:23

Tags: , ,