Nuk ndalet zjarri në Vlorë, përfshihet nga flakët edhe mali i Kuçit (VIDEO)

Mali i Kuçit është vendi ku zjarri ka gjetur strehë për të distain vend në zonën e Vlorës. Mësohet se bimësi të shumta në malin e Kuçit janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme dhe situata duket se po del jashtë kontrollit.

Më herët u raportua për tjetër vatër zjarri që është aktivizuar në qytetin e Vlorës, në zonën e Radhimës.

Një tjetër zjarr aktiv në Vlorë është në gadishullin e Karaburunit. Zjarri me përmasa të mëdha përfshiu thuajse te gjithë bimësinë e Karaburunit.


Shtuar 29.07.2021 21:23