E konfirmon Vatikani, Papa Françesku në spital për një kontroll

Papa Françesku shkoi në spitalin Gemelli të Romës për një kontroll të planifikuar, tha zëdhënësi i tij Matteo Bruni në një deklaratë të shkurtër të mërkurën.

Papa 86-vjeçar mori pjesë në audiencën e përgjithshme javore më herët sot dhe dukej se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai vuan nga divertikuliti, një sëmundje e zorrës së trashë dhe iu nënshtrua një operacioni për ta hequr atë në vitin 2021.

Papa ka ndezur debatin për të ardhmen e tij si kreu i Kishës Katolike Romake pasi disa komente u shfaqën që tregonin se ai mund të konsideronte dorëheqjen në një moment.

Ai ka problem edhe me gjurin dhe shpesh në daljet e tij publike është shfaqur me bastun dhe karrocë.

Papa tha në një intervistë një vit më parë se nuk preferonte të bënte një operacion në gju, sepse nuk donte që të përsëriten efektet anësore negative afatgjata nga anestezia që iu nënshtrua pas operacionit të vitit 2021.

Papa tha në fillim të këtij muaji se ai mund të tërhiqet nëse lodhet shumë për të vazhduar në këtë rol.

I pyetur nga mediat italiane se çfarë do ta çonte atë në dorëheqjen, Papa paralajmëroi “një lodhje që të bën të mos i shohësh gjërat qartë… Mungesa e qartësisë për sa i përket të diturit të vlerësosh situatat”.

Papa Françesku është kreu i Kishës Katolike që nga marsi i vitit 2013. /albeu.com


Shtuar 29.03.2023 18:33