Kristjan Asllani ka qenë një nga zbulimet më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A, ku mesfushori shqiptar luante për radhët e Empolit.
Performanca e tij e jashtëzakonshme bëri që shumë ekipe të viheshin pas tij dhe madje presidenti i klubit të Empolit e konfirmoi se është e vështirë të mbash në ekip një Asllani, pasi ekipet e mëdha ngulmonin për të.
Por Interi ishte ai klub i cili nuk hoqi dorë kurrë prej lojtarit të kombëtares tonë, dhe për këtë gjë, durimi ka një fitim në fund.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano sapo ka konfirmuar se Interi ka arritur një marrëveshje totale me Kristjan Asllanin. Tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit që do të diskutohen me klubin e Empolit./ h.ll/albeu.com
Inter have reached full agreement with the Albanian midfielder Kristjan Asllani on personal terms. Talks progressing with Empoli to discuss final fee. ⌛️?? #transfers
Asllani and Bellanova are both close to join Inter, while Bremer has always been top target as new centre back.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 9, 2022