“E kemi të pashmangshme të jemi krah Kosovës”, Rama: Shpresoj te dialogu me Serbinë, që superfuqitë mos t’i marrin për veshi

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur rastin të flasë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë edhe gjatë konferencës së përbashkët me Dritan Abazoviç në Podgoricë.

Teksa kryeministri i Kosovës ndodhet në Bruksel për takimin e radhës me Aleksandar Vucic, Rama tha se

është “me mendje dhe zemër i angazhuar që çështja mes Serbisë dhe Kosovë të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim”.

Rama u shpreh se plani franko-gjerman është gjëja më e mirë dhe shtoi se është e pashmangshme që Shqipëria të jetë krah Kosovës.

“Unë dua të shpresoj dhe jam me zemër dhe mendje i angazhuar që të lutem që çështja mes Serbisë dhe Kosovë të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe më shpejt sesa vonë të jetë një çështje e të dyja vendeve dhe të mos jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin për veshi sa herë grinden në oborrin pas shkollës. Mendoj që se marrëveshja franko gjerman është më e mira gjë që ka qenë ndonjëherë, por ky është opinion. Unë respektoj sovranitetin për të vendosur për veten e tyre. Është e pashmangshme që qeveria e Shqipërisë të jemi në krah të qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve të Kosovës që unë i uroj kthjelltësi dhe sukses” /albeu.com

 

 


Shtuar 27.02.2023 14:47