E kanë kuptuar që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston/ Opozita bashkoi votat me qeverinë për rezolutën e integrimit, Rama: Procesi është i pandalshëm! Së shpejti lajmi për fillimin e mbylljes së kapitujve

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur bashkimin e forcave politike opozitare me qeverinë për miratimin e një rezolute që lidhet me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai e cilësoi këtë moment si të rrallë, por pozitiv, duke theksuar se opozita dhe shumica qeverisëse votuan së bashku në mbështetje të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Kreu i qeverisë u shpreh se edhe opozita e ka kuptuar se nuk ka bllokim të negociatave.

“Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston”, tha Rama.

Sipas tij, procesi i integrimit është i pandalshëm, ndërsa pritet që Shqipëria të kalojë në faza të reja të negociatave me hapjen dhe më pas mbylljen e kapitujve.

“Së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave. Kështu që bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në “varkën e Shqipërisë europiane”, ku ne jemi aty prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur”, deklaroi kryeministri Rama.


Shtuar 17.05.2026 10:17

jojobetjojobetcasibomcasibompokerklas giriş