“E kam ëndërruar që fëmijë”, Benzema: Zidane ishte modeli im

Karim Benzema u shpall sot fituesi i “Topit të Artë”. Një arritje e shkëlqyer për sulmuesin, i cili në fjalimin e tij tregoi se ky kishte qenë objektivi që i kishte vënë vetes që fëmijë dhe e arriti në moshën 24-vjeçare.

“Kur isha i vogël, është një ëndërr që kanë të gjithë fëmijët. Zidane ishte modeli im. Është diçka që e kultivon ditë pas dite”, thotë Benzema në podium. Kam kaluar periudha të vështira, si kur nuk isha në kombëtare, por gjithmonë kam besuar se një ditë mund ta fitoj këtë trofe. Jam krenar për rrugën time. Falenderoj bashkëlojtarët e mi, presidenti im i madh Florentino Perez, familja, ka qenë gjithmonë pranë meje, prindërit e mi, të gjithë. Ky Top i Artë është një çmim individual, por nuk do ta kisha fituar pa ekipin”. /G.D albeu.com/


Shtuar 17.10.2022 22:32