Një 33-vjeçare nga Pogradeci, Bardha Xhukellari, infermiere është në gjendje kritike për jetën.
Kjo pasi e reja u infektua me COVID-19 dhe duhet t’i nënshtrohet një operacion në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Famijarët kanë kërkuar ndihmë monetare nga qytetarët për ta transportuar drejt një spitali në Turqi.
Të gjithë ata që duan të kontribuojnë mund të klikojnë KËTU, për të aksesuar llogarinë në “gofundme” ku po mblidhen para për t’i shpëtuar të resë jetën.